Një tërmet me fuqi 6.4 goditi Assam këtë mëngjes, tha Qendra Kombëtare e Sizmologjisë së Indisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dridhje të forta janë ndjerë në pjesë të verilindjes, si dhe në veri të Bengalit.
Ndërsa nuk ka raportime për ndonjë të lënduar, janë shfaqur fotografi të mureve dhe dritareve të thyera.
Lëkundje të forta u ndien në mënyrë të përsëritur në disa pjesë të verilindjes dhe Butanit fqinj, duke i detyruar njerëzit të dilnin nga shtëpitë e tyre, sipas një dëshmitari të Reuters.
Siç bëhet e ditur, epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit Dhekiajuli, 140 km (86 milje) në veri të Guwahati.
Spoke to Assam CM Shri @sarbanandsonwal Ji regarding the earthquake in parts of the state. Assured all possible help from the Centre. I pray for the well-being of the people of Assam.
— Narendra Modi (@narendramodi) April 28, 2021
Tërmeti goditi në 7:51 të mëngjesit në një thellësi prej 17 km nga sipërfaqja.
Kryeministri Narendra Modi tha se ka folur me kryeministrin e Assam, Sarbananda Sonowal dhe premtoi ndihmë nga pushteti qendror.
Few early pictures of damage in Guwahati. pic.twitter.com/lTIGwBKIPV
— Himanta Biswa Sarma (@himantabiswa) April 28, 2021
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Himanta Biswa Sarma, i cili shkroi në Twitter disa minuta pas tërmetit, ndau gjithashtu foto të mureve të dëmtuar brenda një ndërtese dhe të një muri kufiri, duke treguar ndikimin e tërmetit.
Ndryshe, India po përballet edhe me një gjendje të rëndë sa i përket rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19.
Numri i të vdekurve në Indi nga coronavirusi është rreth 200.000, ndërsa forcat e saj të armatosura kanë premtuar ndihmë urgjente mjekësore për të ndihmuar në luftën kundër rritjes marramendëse të infeksioneve. /Telegrafi/