Një tërmet i fuqishëm prej 5.8 magnitudë ka goditur pjesën qendrore të Argjentinës, kurse deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo shumën e dëmeve materiale të shkaktuara.
Fuqinë e tërmetit fillimisht e kishte publikuar Instituti amerikan i Gjeologjisë, transmeton Telegrafi.
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 63 kilometra në jugperëndim të qytetit San Louis, në një thellësi prej 10 kilometra.
Nos Llegan Primeras imágenes subidas a redes sociales del sismo M6.3°(preliminar) en la provincia de San Luis Argentina. pic.twitter.com/t8YAvuMrUk
— X (@EarthquakeChil1) November 20, 2019
Në anën tjetër mediat argjentinase raportojnë se dridhjet më të forta janë ndjerë në provincat San Louis, Mendosa dhe San Huan, por edhe në Buenos Aires dhe Rosario.
Pamjet amatore të publikuara më poshtë, shfaqin momentet kur gjithçka brenda shtëpive private dhe apartamenteve lëkundet nga dridhjet e fuqishme. /Telegrafi/