Telegrafi

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6,3 Rihter godet pjesën jugore të Alaskës

Tërmeti me fuqi shkatërruese prej 6,3 Rihter, ka goditur pjesën jugore të Alaskës, ka njoftuar qendra evropiane sizmologjike (EMSC), raporton Reuters.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 125 kilometra, kanë bërë të ditur ndër tjera nga EMSC-ja, transmeton Telegrafi.

Sistemi amerikan për paralajmërim të hershëm për cunami, ka njoftuar se nuk ka rrezik për shfaqen e ndonjë cunami pas tërmetit.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, të shkaktuara nga dridhjet e fuqishme. /Telegrafi/