Site icon Telegrafi

Një tërmet me fuqi 5,2 ballë godet provincën Antalya në Turqi

Një tërmet me fuqi 5,2 ballë sipas Rihterit ka goditur rrethin Gazipaşa në Antalya të Turqisë jugperëndimore.

Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti ka ndodhur në ora 15:44 me kohën lokale, në ujërat e Mesdheut pranë rrethit Gazipaşa.

Tërmeti është regjistruar në thellësi prej 77,58 kilometrash.

Në një njoftim tjetër, AFAD tha se deri më tani nuk është bërë ndonjë raportim për ndonjë situatë negative. /AA/

 

Exit mobile version