Një tërmet i fortë goditi Greqinë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti kishte epiqendrën në Kretë dhe ishte 6.0 shkallë të Rihterit, raporton EMSC.
Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën detare në veriperëndim të Kretës.
Ndërkohë edhe mediat greke kanë njoftuar se një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në 9:23 të mëngjesit me kohën lokale.
Një tërmet i fuqishëm goditi Athinën dhe Peloponezin, kanë shtuar mediat.
Ndryshe, në orët e hershme të mëngjesit të së martës, dy tërmete të fuqishme kanë goditur Shqipërinë.
Tërmeti i parë është regjistruar në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.
Si pasojë e këtyre tërmeteve, numri i viktimave po vazhdon të rritet dhe bëhet e ditur se janë rreth 600 persona të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/