Site icon Telegrafi

Një tërmet është ndjerë mëngjesin e sotëm në Shkup

Foto: Ilustrim

Sot në orën 04:36, rrjeti sizmologjik ka regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit ndodhej në Republikën e Kosovës, 20 kilometra në veriperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale prej 2.3 gradë.

Sipas të dhënave aktuale që disponon Observatori i Maqedonisë, tërmeti është ndjerë nga popullata në rrethinën e qytetit të Shkupit, me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30, një tërmet është regjistruar edhe në Serbinë fqinje, konkretisht në afërsi të Krushevës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version