Një lëkundje e tokës me magnitudë 5,3 shkallë të Rihterit e goditi sot në mbrëmje veriun e Japonisë, por nuk është paralajmëruar për cunami, njoftoi Agjencia meteorologjike japoneze.
Tërmeti u regjistrua në 10 kilometra thellësi, rreth orës 13:23 GMT në prefekturën Akita (veri) sipas Agjencisë meteorologjike japoneze.
Asnjë dëm apo të plagosur nuk bëhet e ditur për momentin, sipas televizionit publik NHK. Agjencia meteorologjike nuk ka dhënë alarmin në lidhje me mundësinë e një cunami.
Asnjë anomali nuk raportohet në lidhje me centralet bërthamore të rajonit.
Japonia shtrihet në bashkimin e katër pllakave tektonike, duke shënuar çdo vit më shumë se 20 për qind të tërmeteve më të forta të regjistruara në Tokë. Dëmet janë gjithsesi të pakta, edhe në rast të tërmeteve të forta, për shkak të norma shumë strikte të ndërtimit.