Televizioni “Alfa” publikisht i ka kërkuar falje komunitetit rom të Maqedonisë në lidhje me një raportim të bërë nga ana e këtij televizioni.
Sipas tyre, gjëtë punës edhe bëhen gabime, kurse kërkimfalja është e virtytshme, dhe se për këtë televizion kjo është mjaft e rëndësishme.
Ky televizion thotë se në një raportim për lypësarët në rrugë, në mënyrë të paqëllimshme, ata janë quajtur si lypsrë rom, diçka që mbase mund të keqkuptohet, pasi që nuk kanë për qëllim që tërë bashkësinë ta konsiderojnë si lypsare.
Raportimi është tërhequr, ndërsa gazetarëve u është kërkuar përgjegjësi./Telegrafi/