Një telefonatë e banorëve të zonës për policinë dhe zjarrfikëset i ka shpëtuar jetën në momentet e fundit një punëtori në Turqi.
Fethi Turan po lëvizte mbi grumbullin disa metra të lartë të pluhurit të qymyrit kur pirgu pësoi rrëshqitje dhe e “përpiu”.
“Hurriyet” raporton se ngjarja ka ndodhur në Provincën Mersin, në një fabrikë ku prodhohen kallëpe qymyri për t’u përdorur si lëndë djegëse.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe ambulanca, përcjell tvklan.al.
Punëtori u nxor i plagosur rëndë dhe u dërgua menjëherë në spital.
Fotot prekëse të operacionit të shpëtimit dhe të punëtorit të mbuluar nga pluhuri janë përhapur gjerësisht në rrjetet sociale.