Modeli më i ri i telefonit të mençur të këtij operatori quhet Barcelona, dhe i njëjti posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 2.6 inç, dhe tastierë QWERTY.
Karakteristikat tjera të këtij telefoni i cili mban emrin e një qyteti dhe një klubi futbollistik shumë të dashur edhe për shqiptarët, përfshijnë edhe kamerën me 3.2 mega-piksel, lidhjen WiFi, HSDPA, 3G, A-GPS, FM radio, dhe Android Froyo 2.2.
Të gjithë adhuruesit e sistemit operativ Android, apo klubit kataluanas të Barcelonës, mund të gjejnë më shumë detaje të këtij telefoni në faqen zyrtare të operatorit anglez Orange. / Telegrafi /