Site icon Telegrafi

Një teknikë gjithnjë e më popullore: Zgjero buzët në mënyrën më të lehtë

“Lip wings” një teknikë popullore për buzë më të plota

Gratë në të gjithë botën përdorin këtë teknikë për t’i bërë buzët e tyre më të plota, madje duke nuancuar në mënyrën e duhur lapsin dhe buzëkuqin, transmeton Telegrafi.

Një nga truket është të vizatoni një vijë mbi skajin e buzëve me një laps për të marrë volum dhe pastaj buzët tuaja të duken më të mëdha dhe më të plota.

Ekspertët e “grimit” nuk ju këshillojnë të përdorni buzëkuq mat për këtë teknikë, por strukturat me shkëlqim.

Një vajzë tregoi në profilin e saj në instagram se si të hijesoni buzët dhe të theksoni buzëkuqin, shikoni videon:

/Telegrafi/

Exit mobile version