Një tank që ishte vjedhur nga një bazë ushtarake në veri të Izraelit është gjetur në një hekurishte, ka thënë policia.
Ministria izraelite e Mbrojtjes kishte raportuar vjedhjen e një tanku nga një bazë stërvitore ushtarake pranë shkëmbimit Eliakim në veri të Izraelit, tha policia në një deklaratë të mërkurën.
Dhe ajo, u gjet më vonë 20 km (12 milje) në jug të qytetit bregdetar të Haifa-s në një “hekurishte”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
🔴#BREAKING Israeli Ministry of Defense reports that an IDF tank was stolen from a military training base in northern Israel
Israel Police, IDF have launched an investigation into the incidenthttps://t.co/x8L0UQoE2c pic.twitter.com/rJnqEMc6hn
— i24NEWS English (@i24NEWS_EN) September 20, 2023
“Nga hetimet paraprake të rrethanave të rastit dyshohet se tanku nuk është aktiv dhe është vjedhur nga vendi i ngjarjes për shkaqe që po hetohen në këtë fazë”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Me gjetjen e tankut të vjedhur, një njoftim iu dërgua Ministrisë së Mbrojtjes dhe policia hapi një hetim të përbashkët me Ministrinë e Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë një deklaratë ushtarake është bërë e ditur se tanku ishte vetëm shasia e një Merkava Mk II që ishte dekompozuar shumë vite më parë.
“Ajo nuk ka mjete armatimi dhe sistemet e saj nuk funksionojnë”, thuhej më tej në deklaratë. “Tanku ishte i vendosur në një zonë qitëse, e cila është e hapur për çdo kalimtar dhe përdorej si mjet i palëvizshëm për stërvitjet e ushtarëve”. /Telegrafi/