Site icon Telegrafi

Një talente nga Istogu, futbollistja që premton shumë

Valbona Lipa është vajza 16 vjeçare e cila me talentin që ka ka bërë që për të të interesohen edhe disa skuadra evropiane. Valbona për 6 vite me radhë u stërvit në skuadrën e futbollistëve të rinjë të Istogut, duke qenë e vetmja futbolliste.

Talenti i Valbonës u pa edhe në udhëtimin e saj në Suedi në turneun "Gothia Cup" me skuadrën nga Suhareka "13 qershori". Në turne morën pjesë 1600 ekipe nga 80 shtete të ndryshme.

Aktualisht, Lipa është anëtare e skuadrës Kinostudio nga Tirana. Për talentën nga Istogu janë të interesuara shumë skuadra nga Kosova, Shqipëria, Suedia e Gjermania.

Vizioni nga Ferizaji, Tiaran As nga Shipëria, Weiler Zum Steina nga Gjermania dhe disa skuadra tjera.

Valbona Lipaj është edhe anëtare e grupmoshave të reja të Kombëtares Shqiptare duke qenë një nga talentët më të shquara në skuadër. /Indeksonline/Telegrafi/ 

Exit mobile version