Dyshja Dj Blunt dhe Real 1 kanë njoftuar se do të sjellin një projekt të ri surprizë, pas suksesit me ‘Pare si Rama, Pare si Thaçi.’
Ka vetëm pak javë që e kanë publikuar këtë këngë, dhe me një publikim në Instagram kanë treguar do të vijnë me projekt të ri ditën e enjte.
Duket se reperët kosovarë kanë vendosur të hyjnë fuqishëm në treg, pasi mendohet se do të sjellin nga një këngë çdo muaj.
Ndërkohë, projekti i tyre i fundit ‘Pare si Rama, Pare si Thaci’ ka arritur mbi 500 mijë klikime.