Ekipet e zjarrfikësve janë aktualisht në portin e Torquay pasi një superjaht 7 milionë euro u përfshi nga flakët.
Sipas një zëdhënësi nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Devon dhe Somerset, pesë makina zjarrfikëse janë në vendngjarje pasi jahti u përfshi nga flakët, përcjell Telegrafi.
Një dëshmitar tha: “Filloi 15 minuta më parë. Pati shpërthime”.
Tymi është parë në të gjithë Devonin e Jugut dhe deri në Njuton Abbot dhe Shaldon, Angli.
Një dëshmitar e përshkroi zjarrin ‘si një top zjarri’. Për momentin nuk dihet nëse ka të lënduar. /Telegrafi/