Roma dhe Juventusi i kanë ndarë pikët, pasi barazuan 1-1 në kuadër të javës së 35-të në Serie A.
Pas 15 minutash lojë, Giallorossët kaluan në epërsi me anë të Romelu Lukakut.
Por, në minutën e 31-të, Geilson Bremer i barazoi shifrat në 1-1, kur u asistua prej Federico Chiesas.
31' | Il pareggio di Bremer! ⚪️⚫️
Svetta nell'area della Roma il difensore bianconero ⚽️#RomaJuve [1-1] pic.twitter.com/cmFU6be2uQ
— JuventusFC (@juventusfc) May 5, 2024
45 minutat e dytë ishin edhe më të luftuar, me dy skuadrat që synonin ta shënonin golin e fitores.
Me të filluar pjesa e dytë, Chiesa (47’) lëshoi një rast të artë shënimi, por portieri i Romës ishte i vëmendshëm.
Juventusi vazhdoi me një dominim të lehtë, duke bërë presion – mirëpo pa ndonjë rrezik të lartë.
47' | Palo clamoroso di Chiesa! ⚪️⚫️
Che giocata di Fede, ma il suo sinistro si stampa sul palo dopo un dribbling perfetto!#RomaJuve [1-1]
— JuventusFC (@juventusfc) May 5, 2024
Më pas ishte radha për Romën që të bënte presion, por nga tollovitë e shkaktuara në zonën e Zonjës së Vjetër, askush nuk përfitonte.
Pas javës së 35-të, Juventusi është në vendin e tretë me 66 pikë, ndërsa Roma në të pestin ka gjashtë më pak.
Në xhiron e 36-të, Bianconerët do të kenë punë me Salernitanan, ndërsa Roma përballet direkt me Atalantan për vendin e pestë. /Telegrafi/