Ky McLaren F1 i shitur në fundjavë ka vendosur një rekord të ri për t’u bërë makina më e shtrenjtë e viteve 1990 që ka dalë ndonjëherë në ankand.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, versioni i vitit 1995 i super-makinës ikonike britanike – i cili ka vetëm 242 milje (390km) – siguroi një ofertë fituese prej 20,465,000 dollarë (17,4 milionë funte) në SHBA në fundjavë.
Kështu, ai bëhet modeli më i shtrenjtë i viteve 1990 për t’u shitur në ankand.
? ATTENTION ? This is not a drill! The 1995 #McLaren F1 — one of only 64 built — has just #SOLD for an astronomical $20,465,000! The crowd is electric! #GoodingPebble pic.twitter.com/41Fn7o32Kc
— Gooding & Company (@goodingandco) August 14, 2021
E përshkruar si një shembull ‘i jashtëzakonshëm kohor’ i makinës rrugore McLaren F1 – nga të cilat vetëm 64 ishin bërë – dhe e përfunduar në një kombinim unik të ngjyrave, ajo mori një duartrokitje të mahnitshme nga dhoma e shitjeve në Pebble Beach në Kaliforni kur çekiçi përfundimisht ra pas një lufte të ashpër ofertash midis koleksionistëve.
Madje, siç shkruajnë tutje mediat, oferta fituese tejkaloi shumë vlerësimin e para-shitjes, i cili parashikoi një shifër më afër 15 milionë dollarë.
“Nëse ka një makinë të vetme që përfaqëson më së miri të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e automobilit, është McLaren F1”, thotë David Brynan, specialist i lartë në shtëpinë e ankandeve. /Telegrafi/