Site icon Telegrafi

Me një super gol, Antony ngushton epërsinë e Manchester Cityt

Manchester United e ka ngushtuar epërsinë e Manchester Cityt në 4-1, në takimin që po luhet në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.

Derisa 45 minutat e parë përfunduar me rezultat 4-0 për kampionin në fuqi, tani Djajtë e Kuq e kanë nisur më mirë pjesën e dytë.

Ishte minuta e 56-të e takimit kur Antony i shënoi Cityt një gol të bukur, për rezultatin 4-1.

Ederson nuk kishte mundësi ta stoponte këtë perlë të bashkëkombësit të tij, derisa Christian Eriksen ishte në rolin e asistuesit. /Telegrafi/

Exit mobile version