Telegrafi

Një suedeze për herë të dytë lind në automjet

Jessica Linde-Escobar në periudhën kohore prej pesë vjetësh ka lindur për të dytën herë në automjet.

Vajzën e parë e ka lindur në parkingun e spitalit, sepse nuk ka arritur me kohë në repartin e maternitetit. Fëmijën e dytë e ka lindur në objekt spitalor, ndërsa kur Jessica ka filluar të ndiej dhimbjet e shtatzënisë së tretë, ajo dhe bashkëshorti kanë nxituar për në spital.

Megjithatë atje iu është thënë se kanë harruar dokumentacionin shëndetësor, prandaj kanë vendosur që “me shpejtësi” të kthehen në shtëpi për rezultatet. Vajza e tyre më e re ka lindur në autostradë, rrugës për në maternitet.

Çifti bashkëshortor ka vendosur që në rast të shtatzënisë tjetër, lindjen ta kryejnë në shtëpi.