Rajoni i Tetovës pasditen e sotme është goditur nga një stuhi e fortë, e përcjellë me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fortë.
Sipas njoftimeve nga terreni, rrugët janë plot me ujë.
Është vërejtur bllokim i komunikacionit pas pagesës në rrugën Tetovë-Shkup, te ura, për shkak se në rrugë ka shumë ujë dhe vozitja është jashtëzakonisht e ngadaltë.
Deri më tani nuk ka informacione për dëme.