Stuhitë që shkaktuan tornadot goditën Iowa, Illinois dhe Indiana, duke lënë më shumë se 460 mijë shtëpi dhe biznese pa energji elektrike.
Shërbimi Kombëtar i Motit konfirmoi se tornado u ndal në Des Moines dhe stuhia u zhvendos më pas në lindje në veri të Illinois, duke përfshirë Chicago, ku kishte paralajmërime të shumta për tornado, erë dhe shi.
Një paralajmërim për përmbytje u lëshua gjatë mëngjesit në Chicago.
Chicago looks like Gotham City right now pic.twitter.com/QCXJ6c35kX
— FearBuck (@FearedBuck) July 16, 2024
Përdoruesit e platformës X publikuan pamje që shfaqin sirenat si një tingull paralajmërues tornado. Disa banorë thanë se ishte “paralajmërimi më i tmerrshëm” që kishin dëgjuar ndonjëherë.
“Chicago tani duket si Gotham City”, shkroi një banor.
Stuhia u zhvendos në zona të tjera mbrëmë dhe u dhanë paralajmërime shtesë për tornado.
Në muajt e fundit në SHBA janë dëmtuar më shumë se 5000 banesa nga stuhitë dhe konsiderohet se rreth 2000 prej tyre nuk mund të riparohen për shkak të dëmeve të mëdha. /Telegrafi/
Triple Lightning Strike on the Chicago skyline just minutes ago!! #ilwx #severewx pic.twitter.com/AnUGbjPdHJ
— Craig Shimala (@cshimala) July 15, 2024