Site icon Telegrafi

Një stuhi diellore pritet të godasë Tokën

Ekspertët e hapësirës në SHBA thonë se stuhia e shkaktuar nga shpërthimi më i madh diellor në pesë vitet e fundit po udhëton drejt tokës me një shpejtësi prej mbi 6 milionë kilometra në orë dhe pritet të hyjë në atmosferën e Tokës të enjten rreth orës 12 (GMT).

Stuhia solare pritet të zgjasë deri të premten.

Shkencëtarët thonë se stuhia është shkaktuar nga një shpërthim masiv që ka ndodhur në diell në fillim të kësaj jave. /Rel/Telegrafi/
 

Exit mobile version