Site icon Telegrafi

Një studim i realizuar së fundmi konstatoi se peshkaqenët e vegjël të bardhë nuk i dallojnë njerëzit nga fokat

Peshkaqenët e bardhë janë përgjegjës për shumicën e sulmeve ndaj njerëzve, pasi që sipas një studimi të realizuar së fundmi, është konstatuar që nuk dinë të bëjnë dallimin mes njerëzve dhe një foke.

Për ta testuar teorinë e “identifikimit të gabuar” që lidhet me sulmet e peshkaqenëve, hulumtuesit në Australi nga perspektiva e peshkaqenëve të vegjël kanë përdorur pamjet kur peshkaqeni sheh një notues duke bërë “surf”, transmeton Telegrafi.

Ata dizajnuan sistemin vizual virtual të bazuar në atë çfarë mund të shohin peshkaqenët e vegjël. Është konstatuar se të vegjlit nuk mund të bëjnë dallimin e lëvizjes mes një foke dhe një njeriu – pasi e cilësojnë si “rrezik të ngjashëm”.

Gjithashtu është konstatuar se peshkaqenëve të vegjël, notuesit dhe ata që bëjnë “surf” u duken të ngjashëm me fokat.

Peshkaqenët kanë rezolucion të ulët të pamurit, kështu që nuk vërejnë detaje, e përveç kësaj janë daltonistë. E shkencëtarët besojnë se peshkaqenë janë gjuajtësit më me përvojë. /Telegrafi/

Exit mobile version