Site icon Telegrafi

Një studente gjen “masën e humbur” të universit

Studentja Amelia Fraser-McKelvie e bëri këtë zbulim ndërsa ndodhej në një konferencë të mbajtur në Universitetin Monash të fizikës. 22-vjecarja e lidhi këtë strukturë që dukej misterioze me “filamentet e galaktikave”.

Dr. Kevin Pimbblet, astro-fizikant shpjegoi se “masa e humbur” ishte identifikuar shumë herët, por problem qëndronte se nuk po gjendej më vendodhja e saj. “Ne se dinim se ku kishte përfunduar. Tani ne e dimë, sepse kjo është ajo që Amelia zbuloi”, – tha Pimmblet.

Lidhja që Amelia i bëri kësaj mase të humbur, duke e argumentuar pozicionin e saj aktual me “filamentet e galaktikave”, është konfirmuar edhe nga inxhinjerët e aereonautikës, pas një kërkimi me teleskop me rreze X. /Telegrafi/
 

Exit mobile version