Studenti nga universiteti Yangtse i qytetit Jingzhou, ishte bllokuar në universitet për shkak të furtunave të borës në Kinën jugore, ku transporti është bllokuar në aeroporte ndërsa rrugët janë mbyllur.
"Nuk doja të rrija vetëm në universitet, andaj mora me qira një palë ski", ka thënë studenti për News Express.
Ai ishte ndaluar nga policia, që kujdesej për trafikun në një rrugë kryesore, pasi kishte kaluar rreth 40 kilometra.
Policët e kishin vozitur atë në një autobus të linjave të gjata, me të cilin ai do të mund të gjente lidhje tjera për të arritur në shtëpinë e tij, në qytetin Wuhan.