Telegrafi

Një student gjeti një mënyrë të shkëlqyer se si të kalojë një provim

Një video e pazakontë nga një ligjëratë po përhapet në rrjetet sociale.

Videoja është regjistruar nga një studente dhe tregon një koleg të saj që përpiqet të dalë nga një provim në mënyrë kreative.

Ai kërkoi lejen e profesorit për ta lejuar atë të provonte të vendoste një top në një gotë të plastikës nga një distancë pothuajse e pamundur.

Profesori pranoi dhe të gjithë studentët e vëzhguan këtë moment me tension se si do të përfundonte situata.

Thjesht do të themi se ky ishte provimi më i mirë i jetës së tij! /Telegrafi/