Jennifer Lopez ka qenë e njohur për sjelljen e saj arrogante ndaj stafit në hotele dhe restorante.
Pas sjelljes po ashtu ndaj gazetares në Met Gala, njerëzit nëpërmjet rrjeteve sociale kanë ndarë përvojat e tyre me të.
Në këtë mes është edhe një stjuardesë greke që vërtetoi qëndrimin mosrespektues të Lopez ndaj punonjësve.
Në videon e saj, stjuardesa, e identifikuar si miss_eirini, theksoi sjelljen e pahijshme të Lopez ndaj ekipit, duke zbuluar se veprimet e saj çuan në një vonesë të zgjatur.
Stjuardesa shpjegoi: “Unë isha duke punuar në pjesën tjetër, ndërsa ajo ishte e rezervuar në klasin e parë, ku pasagjerët kanë kabinat e tyre. Kur mbyllin dyert, nuk ke kontakt me ta dhe as nuk i sheh. Megjithatë nëse një personazh i famshëm është në bord, i gjithë ekuipazhi bëhet i vetëdijshëm dhe përgjithësisht entuziasmohen e kërkojnë të bëjnë fotografi me ta”.
“Ne mbaruam shërbimin dhe shkuam në klasën e parë me një vajzë tjetër, por ekuipazhi kishte një qëndrim negativ ndaj nesh. Ne pyetëm: “Çfarë po ndodh?” dhe ata u përgjigjën, ‘Ajo po sillet çuditërisht, ajo nuk dëshiron që ne të flasim me të dhe nuk dëshiron që ta pyesim për preferencat e saj ushqimore. Ne vendosëm ta shpërfillim, duke supozuar se kështu janë gjërat me të famshmit. Vazhduam punën tonë, por situata u përshkallëzua”.
Stjuardesa shtoi: “Kur mbërritëm në Dubai – pas një fluturimi gjashtëmbëdhjetë orësh nga Los Angelesi, i cili është rraskapitës – na u desh t’u thoshim lamtumirë pasagjerëve, të rregullonim bagazhin dhe të shkonim në doganë. Pritëm pesëmbëdhjetë, tridhjetë, dyzet e pesë minuta – madje kaloi një orë, por nuk kishte asnjë shenjë se ekuipazhi po largohej nga avioni, më në fund arritëm të largoheshim pas një ore e gjysmë”.
Stjuardesa vazhdoi duke shpjeguar: “Kur pyetëm pjesën tjetër të ekuipazhit pse kishte një vonesë të tillë, ata na informuan: “Jennifer Lopez po ndryshonte rrobat vazhdimisht. Ajo nuk ndihej gati për të zbarkuar. Veçanërisht, ajo nuk komunikoi drejtpërdrejt me ekuipazhin, por zgjodhi të komunikonte vetëm përmes ndihmësit të saj, nëse ndonjë pasagjer tjetër do të ishte sjellë në këtë mënyrë, ne do të kishim thirrur sigurimin dhe policinë”. /Telegrafi/