Telegrafi

Një stiliste e njohur konkurrente në “Dance With Me 3” (Foto)

Nesër hyjmë zyrtarisht në muajin gusht e kështu vetëm 30 ditë na ndajnë nga nisja e sezonit të ri televiziv. Një nga programet më të diskutuara e më të ndjekura është ai i “Tv Klan”, “Dance With Me”, i cili në shtator ndez motorët e edicionit të tretë.

Përveç Linda Reit, të cilën Blitz.al e konfirmoi si konkurrente të spektaklit, këtë herë ne kemi zbuluar një tjetër konkurrente. Dhe bëhet fjalë për stilisten e njohur Rezarta Skifteri, e cila ka veshur konkurrentët dy sezonet e shkuara.

Madje, në finalen e dhjetorit të kaluar, Rezarta performoi në skenë bashkë me balerinët e duket se kaq ka mjaftuar për produksionin për ta përzgjedhur si konkurrente.

Ajo që nuk dimë është nëse Skifteri edhe do të performojë, edhe do të veshë personazhet e njohura, por këtë do ta kuptojmë me nisjen e spektaklit. Tashmë na mbetet të zbulojmë edhe emra të tjerë, veçanërisht ata të anëtarëve të jurisë.

Për një gjë jemi kuriozë: a do t’i stilojë vetë Rezi veshjet e saj gjatë këtij spektakli, apo do t’ua besojë kostumet kolegëve të saj? Kjo mbetet për t’u parë…/Blitz.al/Telegrafi/