Telegrafi

Me një stil më ndryshe e me disa kilogramë më shumë, Genta Ismajli komentohet për një tjetër paraqitje në rrjete sociale

Foto: Instagram

Artistja nga Gjilani, Genta Ismajli, vazhdon të jetë personazh shumë i përfolur në rrjetet sociale e faqet rozë.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga mbi një milion njerëz në Instagram, që pas lajmit se po bëhet nënë është kthyer në një nga yjet më të komentuar.

Ajo së fundmi ka marrë vëmendje me një fotografi të re të shpërndarë në Instagram, ku shfaqet me stil shumë më ndryshe.


Në mes të një vendi të veçantë, krijuesja e hitit “Ça me bo” vjen më sportive e që po tenton akoma të fsheh barkun e rrumbullakosur.

Lexo po ashtu Shtatzënë për herë të parë, publikohen disa imazhe të Genta Ismajlit me barkun e rrumbullakosur?

Sidoqoftë, 37-vjeçarja po vërehet dukshëm se ka shtuar ca kilogramë dhe se ka marrë një nur tjetër.

Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Komentet krahas postimit kanë qenë nga më të llojllojshmet përkundër se nuk ka bërë ndonjë përshkrim.

Ismajli këtë kohë ka qenë më e distancuar nga muzika e po ashtu edhe nga mbrëmjet e koncertet. /Telegrafi/