Site icon Telegrafi

Një statistikë e jashtëzakonshme dëshmon efektin e madh që ka Flick tek Barcelona

Hansi Flick e ka nisur në mënyrë spektakolare aventurën e tij tek Barcelona. Blaugranasit kanë fituar nëntë nga 11 ndeshjet e tyre të para në të gjitha garat dhe para pushimit të dytë me kombëtare, ata janë lider në La Liga me tri pikë më shumë se Real Madridi.

Barcelona ka marrë shumë duartrokitje për stilin e tyre sulmues të lojës, por gjithashtu është edhe faza defanzive ajo që ka qenë mjaft efektive.

Të besuarit e Flick po pësojnë mesatarisht një gol për ndeshje, ani pse mund të kishte qenë më shumë nëse nuk do të kishin aftësi të kapnin ekipet e tjera në pozicion jashtë loje.

Opta ka publikuar një statistikë të jashtëzakonshme e cila tregon se Barcelona ka kapur kundërshtarët e tyre në pozicion jashtë loje në 62 raste që prej fillimit të sezonit.

Menjëherë pas Barcelonës renditet Brightoni, por që ata e kanë bërë këtë në vetëm 31 raste për dallim me katalunasit.

Ky stil agresiv i lojës po punon mirë për ta dhe tifozët do të shpresojnë se mund ta mbajnë këtë ritëm deri në fund të sezonit.

Duke marrë parasysh se disa lojtarë të rëndësishëm pritet të jenë në dispozicion të teknikut gjerman pas pauzës me kombëtare, kjo do ta bëjë jetën edhe më të lehtë për ta./Telegrafi/

Exit mobile version