Site icon Telegrafi

Një spirale e çuditshme u shfaq mbi qiellin e Alaskës

Një fotograf në juglindje të Fairbanks, Alaskë, kapi një fenomen të pazakontë herët të shtunën, një spirale mahnitëse dhe e ndritshme që rrethohej nga dritat polare.

Por kishte diçka të frikshme, ndryshe në këtë fenomen: po lëvizte, transmeton Telegrafi.

“U bë gjithnjë e më e madhe”, tha fotografi Todd Salet, duke shtuar se “pjesa e bukur e artit në qiell” ishte pothuajse direkt mbi kokë pesë minuta më vonë.

“Nuk e kisha idenë absolutisht se çfarë ishte… do të thoja se kjo ishte ndoshta gjëja më e çuditshme që kam parë ndonjëherë në jetën time”, shtoi ai.

Qindra milje në verilindje në komunitetin e largët Arktik të Kotzebue, gruaja Elizabeth Withnall kishte parë diçka të ngjashme.

Elizabeth Withnall

Kuptohet se kjo “gjë e çuditshme” duket se ishte krijuar nga shkarkimi i motorit të raketës nga një mision SpaceX Transporter-7. /Telegrafi/

Exit mobile version