Telegrafi

Një specie e re merimangash gjigante që ndërtojnë “dyer të kurthit” për insektet është gjetur në Australi

Studiuesit australianë kanë zbuluar një lloj merimangash me madhësi super të madhe që gjendet vetëm në Queensland.

Femrat e kësaj specie të rrallë mund të jetojnë për më shumë se 20 vjet në natyrë dhe të rriten deri në 5 centimetra të gjata – të mëdha në termat e merimangës, përcjell Telegrafi.

Meshkujt rriten deri në 3 centimetra.

Fatkeqësisht, shumica e habitatit të saj është humbur për shkak të “pastrimit” të tokës, duke e bërë atë të jetë një specie e rrezikuar, thanë shkencëtarët.

Ky lloj i merimangave ndërtojnë “dyer kurthi” nga gjethet si pre e insekteve.

Lloji i sapogjetur, “Euoplos dignitas”, është një lloj merimangash të zbuluara në pyjet gjysmë të thata të Brezit Brigalow, një rajon në Queenslandin qendror.

Ajo nuk është e rrezikshme për njerëzit.

Merimanga më e madhe në botë ka një gjatësi trupore prej rreth 13 centimetra me një “zgjerim” prej 30 centimetrash – më e madhe se madhësia e një pjate darke. /Telegrafi/