Telegrafi

Një smartfon në vitin 1995? Pamjet që po habisin përdoruesit e internetit (Video)

Pamjet e një videoje të filmuar në vitin 1995 i kanë habitur përdoruesit e rrjetit.

Videoja i përket ndeshjes së boksit mes Mike Tyson dhe Peter McNeeley në Las Vegas.

Në radhën e parë të spektatorëve shfaqet një person, i cili mban në dorë një aparat të ngjashëm me një smartfon.

Kjo i ka shtyrë disa përdorues të bëjnë kërkime për aparatet fotografike dhe telefonat që përdoreshin në atë kohë, por asnjë nuk ka karakteristikat fizike të aparatit në pamjet e videos.