Roma nuk është një skuadër që fiton trofe çdo vit, mirëpo ka arritur të futet në mesin e skuadrave të mëdha evropiane.
‘Giallorosët’, njihen për futbollin e tyre spektakolar dhe si skuadër që di të nxjerrë shumë lojtarë të mëdhenj.
Në 25 vitet e fundit tek Roma janë rritur tre futbollistë ikonë të këtij klubi si Francesco Totti, Daniele De Rossi dhe së fundmi Alessandro Florenzi.
E ky i fundit pritet të vazhdoi edhe për gjashtë vite të mbetet tek Roma.
Klubi italian duke parë moshën e Tottit dhe De Rossit i ka ofruar kontratë të re Alessandro Florenzit.
25-vjeçari është objektiv i Barcelonës, Chelseat dhe Manchester Unitedit, kështu që Roma dëshiron ta blindojë atë.
Sipas medieve italiane, agjenti i lojtarit është futur në bisedime me klubin që i ka ofruar kontratë deri në vitin 2022.
Kujtojmë që reprezentuesi italian është kapiteni i tretë i klubit pas Francesco Tottit dhe Daniele De Rossit, ndërsa ai është rritur në akademinë e pasur të Romës. /Telegrafi/