Ekipi i Ndihmës së Shpejtë në Shkup njoftojnë se dje në orën 18:55 kanë intervenuar në bulevardin “Aradhat Partizane”, ku ka pasur një person të vdekur. Për këtë rast është njoftuar edhe policia.
Më vonë është konfirmuar se bëhet fjalë për Xh.Ç (49) nga Republika e Turqisë, i cili ka qenë një kohë të gjatë i sëmurë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Është kryer hetim në vendin e ngjarjes, ndërsa pas urdhërit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/