32 vjeçari F.Sh. nga Peshkopia, Shqipëri dje është gjetur i vdekur në një furgon në afërsi të fshatit Livadhi të Strugës, informoi policia.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer prokuror publik dhe ekip nga Stacioni policor i Strugës. Më pas është vërtetuar se P.SH. është angazhuar te D.R. nga fshati Livadhi si bari, ndërsa furgonin e ka shfrytëzuar si bujtinë. Në furgon është gjetur një ngrohës me gaz që është përdorur për nxemje.
Me urdhër të prokurorit publik, mbi trupin është bërë obduksion, me ç’rast është konstatuar se F.Sh. ka vdekur nga helmimi me monoksid karbon. Trupi i personit të ndjerë, pas sigurimit të dokumentacionit të nevojshëm për transport në Republikën e Shqipërisë, do t’i dorëzohet familjes./Telegrafi/