Site icon Telegrafi

Një shtetas rumun shpëtohet përmes numrit 112 nga shërbimet greke dhe të Maqedonisë

Një shtetas rumun, i cili kishte probleme me zemrën dhe qëndronte në Gjevgjeli, është shpëtuar përmes numrit të vetëm të urgjencës 112 në bashkëpunim me shërbimet maqedonase dhe greke.

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave bëjnë të ditur se telefonata është pranuar mbrëmë vonë dhe se me shumë gjasa për shkak të afërsisë së kufirit telefonata është pranuar fillimisht në një stacion bazë në Greqi, pas së cilës shërbimi grek ka kontaktuar me shërbimin maqedonas dhe pas duke gjetur shtetasin rumun dhe me ndërhyrjen e ndihmës së Mjekësisë Emergjente nga Gjevgjelia, ai shpëtoi.

Ky rast i bashkëpunimit ndërkufitar, pra bashkëpunimit ndërshtetëror ndërmjet dy vendeve (R. S. Maqedonia dhe R. Greqia), për shpëtimin e një shtetasi nga një vend i tretë (R. Rumania) pasqyron mundësinë e shpëtimit të jetëve të qytetarëve të çdo vendi evropian nëse ata ndodhen në një vend që është në sistemin e numrit të vetëm evropian të urgjencës 112, thonë nga QMK. /Telegrafi/

Exit mobile version