Telegrafi

Një shtetas i RMV-së humb jetën në aksident trafiku në Maltë

Një i ri maqedonas humbi jetën në një aksident trafiku në Sliema të Maltës, ndërsa familja e tij dje bëri thirrje për donacione për të mbledhur mjete për transportin e trupit nga Malta në Maqedoni. Pas apeleve, Konsullata e Nderit e Maltës në Maqedoni njoftoi se ka kontaktuar me familjarët e të ndjerit dhe u është premtuar se konsullata do të sigurojë gjithçka që është e nevojshme për kthimin e trupit.

Konsullata njoftoi se konsulli i nderit, Koço Angjushev, në një bisedë telefonike me familjen, ka shprehur ngushëllimet e thella dhe ka njoftuar se përveç ndihmës së Konsullatës, do t’i ofrojë personalisht edhe ndihmë financiare familjes. /Telegrafi/