Një nënshtetas i Maqedonisë 51 vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në rrugën magjistrale Bregana në Lipovac të Kroacisë, dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur, raporton 360 gradë, përcjell Telegrafi.
Aksidenti siç lajmërojnë nga mediumet nga Kroacia, ka ndodhur në ora 19 gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa njoftimi për aksidentin është pranuar në Qendrën Operative të Komunikimit të Drejtorisë së Policisë Brod-Posavinë.
SPB Brod-Posavina bën të ditur se i ndjeri ishte shtetas i Maqedonisë dhe ishte pasagjer në një veturë me targa italiane. Sipas informacioneve edhe i lënduari është shtetas i Maqedonisë.
Hetimet policore janë duke vijuar dhe pas hetimeve do të dihen shkaqet e daljes së makinës nga rruga.
Për momentin nuk është bërë i ditur identiteti i dy shtetasve të Maqedonisë./Telegrafi/