Shtetasi tridhjetë e pesë vjeçar i Maqedonisë është arrestuar sot në Rajonin e Seresit, të Greqisë, ka bërë të ditur Protoma, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai nesër do të jep dëshmi para PThP greke, pas të cilës do të merret vendim nëse ai do të paraburgoset ose jo.
Qytetari i Maqedonisë është arrestuar për transport të paligjshëm të emigrantëve në drejtim të Gjevgjelisë. Siç njoftojnë mediat greke, pa dhënë detaje për personin e arrestuar, ai akuzohet për organizim të paligjshëm të transportit të refugjatëve nga Greqia drejt Serbisë./Telegrafi/