Site icon Telegrafi

Një shtet me dy sisteme të drejtësisë

Marrëveshja për Drejtësinë e arritur mes palës kosovare dhe asaj serbe, e cila filloi të zbatohet pas dekretimit ditë më parë të 40 gjykatësve dhe 13 prokurorëve serbë nga presidenti Hashim Thaçi, po vlerësohet si antikushtetuese nga opozita kosovare.

Përfaqësues të opozitës në Parlamentin e vendit kanë thënë se në bazë të kësaj marrëveshjeje Kosova do t’i njohë të gjitha aktgjykimet e gjykatave paralele serbe në Kosovë që nga paslufta e deri më tani dhe se emrat e gjykatësve, të cilat janë betuar para presidentit, janë dërguar nga Beogradi, shkruan “Zëri”.

Megjithatë me deklaratat e tilla të deputetëve opozitarë nuk është pajtuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka thënë se kjo marrëveshje ka paraparë funksionimin e gjykatave në veri në përputhje me ligjet e Kosovës.

Ndërsa njohësit e çështjeve juridike në vend vlerësojnë se Marrëveshja e Drejtësisë mes Kosovës dhe Serbisë është një marrëveshje që thellon edhe më shumë ndarjen etnike të vendit. /Zëri/

Exit mobile version