Telegrafi

Një shtëpi kujdesi, vendos kabinë xhami për t’i mbrojtur të moshuarit nga coronavirusi

Një shtëpi kujdesi për të moshuarit bëri një zgjidhje interesante, për t’iu mundësuar banorëve takimin me miqtë gjatë izolimit nga pandemia e coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, banorët e “Eighten Lodge” në Gateshead të Anglisë, u ribashkuan me të dashurit e tyre pas disa muajve, kur menaxhmenti monoti një kabinë xhami në kopsht.

Banorja Joan Yates takoi dy fëmijët e saj, Doreen Hunter dhe Joan Chishlom për herë të parë, që nga muaji mars.

“Me siguri do të qaj. Unë thjesht dua ta shoh nënën time”, tha vajza e Joan para takimit.

Edward Dixon gjithashtu u ribashkua me nënën e tij Dolly dhe ishte në gjendje të komunikonte me të falë një telefoni të instaluar brenda objektit. /Telegrafi/