Një shtëpi kujdesi për të moshuarit bëri një zgjidhje interesante, për t’iu mundësuar banorëve takimin me miqtë gjatë izolimit nga pandemia e coronavirusit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, banorët e “Eighten Lodge” në Gateshead të Anglisë, u ribashkuan me të dashurit e tyre pas disa muajve, kur menaxhmenti monoti një kabinë xhami në kopsht.
Banorja Joan Yates takoi dy fëmijët e saj, Doreen Hunter dhe Joan Chishlom për herë të parë, që nga muaji mars.
“Me siguri do të qaj. Unë thjesht dua ta shoh nënën time”, tha vajza e Joan para takimit.
Edward Dixon gjithashtu u ribashkua me nënën e tij Dolly dhe ishte në gjendje të komunikonte me të falë një telefoni të instaluar brenda objektit. /Telegrafi/