Telegrafi

Një shtëpi e madhe shembet dhe përfundon duke notuar në lumë, pas përmbytjeve masive në Montana

Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja thuhet se tregojnë momentin kur një shtëpi e madhe në Gardiner, Montana, u shemb dhe ra në lumin Yellowstone ndërsa rajoni u godit nga përmbytjet historike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtëpia ra të hënën kur shtyllat e saj, pjesërisht që qëndronin në ujin që lëvizte me shpejtësi, u duk se u thyen.

Ndërkohë shtëpia e madhe u pa duke notuar poshtë lumit përpara se copat e drurit të dukeshin se po shkëputeshin.

Zona e Yellowstone dhe Montana aty pranë kanë parë reshje të mëdha, duke shkaktuar përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu.

Përmbytjet ishin aq të këqija sa detyruan evakuimin e disa pjesëve të Yellowstone National Park.

Zyrtarët e Yellowstone kanë thënë se janë duke vlerësuar dëmet nga stuhitë.

Ndërsa shumë shtëpi dhe struktura të tjera u shkatërruan, nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar, thanë zyrtarët. /Telegrafi/