Site icon Telegrafi

Një shqiptaro-amerikan ka qenë pjesë e misionit të Apollo 11 në Hënë

A e dini se një shqiptaro-amerikan ka qenë pjesë e misionit të Apollo 11 në Hënë, pyet ne postimin e saj Ambasada e SHBA në Tiranë.

Wilson Kokalari u lind në Gjirokastër dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 1 vjeçare.

Si inxhinier, Wilson Kokalari luajti një rol të rëndësishëm në misionin Apollo 11.

Ai ndihmoi në koordinimin e zbritjes së Apollo 11, por gjithashtu shkroi edhe udhëzuesin që ndihmoi astronautët e Apollo 11 të zbrisnin anijen e tyre kozmike, transmeton albeu.

Fotoja tregon qendrën e komandës të NASA-s në momentin e nisjes.

 

Exit mobile version