Aeroplani ishte duke fluturuar nga Durrësi drejt Triestes, mirëpo pasi shtatzëna kishte përjetuar komplikime të papritura shëndetësore, kapiteni i aeroplanit ka aterruar në aeroportin Pleso – ndërsa ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin Petrovo, bën të ditur gazeta kroate “Jutarnji List”.
Gruaja e re pas kontrollit mjekësor ka marrë infuzion, dhe fatmirësisht nuk e ka humbur fëmijën. Përkundër faktit se ndodhet në muajin e katërt të shtatzënisë, kjo periudhë është shumë e rrezikshme që nëna të humbë fëmijën, ka thënë për këtë gazetë dr.sc. Jozo Blaiq, shef i repartit gjinekologjik në këtë spital.
Sipas tij, deri të përkeqësimi i gjendjes shëndetësore mund të ketë ardhur për shkak të ndryshimit të lartësisë, ndaj se cilës shtatzënat janë shumë të ndjeshme.
Aeroplani është nisur drejt Triestes pak më vonë, me 101 pasagjerët e tij. /Telegrafi/