Site icon Telegrafi

Një shqiptare në albumin e ri të Beyonces (Video)

Ajo ka fituar shumë konkurse muzikore në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Violinistja shqiptare nga Fieri Ina Veli e cila prej vitesh jeton në qytetin e industrisë së filmit dhe muzikës, Los Angeles, ka interpretuar në disa nga orkestrat kryesore simfonike atje, raporton emisioni “Express”.

Në botën e muzikës Veli ka punuar me producentë të njohur, si David Foster, apo Dangermouse, si dhe në interpretime live me Barbara Streisand. Violonistja shqiptare është bërë pjesë e projektit të shumëpërfolur të Beyonce, në këngën e parë “Pray you catch me” të albumit “Lemonade”, ku e ka shoqëruar yllin e muzikës në violinë. Madje për këtë fakt, ka shkruar edhe revista e njohur në botë “Billboard”.

Ndryshe, artistja ka luajtur për zëra të mëdhenj të muzikës botërore si Adele, me të cilën performoi “Skyfall” në ceremoninë ndarjes së çmimeve Oscar, Barbara Streisand, Michael Buble, Andrea Bocelli, Mariah Carey etj. Ina Veli ka nisur të studiojë violinë që në moshën 5-vjeçare dhe ka marrë pjesë në koncerte në Europë që kur ishte vetëm 13 vjeç.

Në vitin 1999, ajo u zhvendos në SHBA pasi fitoi një bursë studimi në Universitetin e Oklahomas. Në industrinë e filmit Ina Veli ka bashkëpunuar për kolonën zanore të filmave “Moneyball”, “Real Steel”, “Dear John” dhe “We Bought a Zoo”.

Exit mobile version