Në lojën më të popullarizuar Counter Strike: Global Offensive (njohur si CS:GO), dje është mbajtur turniri profesional IEM Beijing Online: Europe.
Në këtë finale madhështore ku finalistët u ballafaquan për një shumë prej 60 mijë dollarëve, pjesë ka qenë edhe shqiptari Kevin “Misutaaa” Rabier.
Misutaaa është shqiptar i cili jeton në Francë dhe bën pjesë në ekipin Vitality.
Në komunitetin shqiptar, Misutaaa është mjaft i njohur sepse rregullisht luan me lojtarë profesionistë nga Kosova dhe Shqipëria.
Përveç kësaj, Misutaaa nuk heziton që origjinën e tij shqiptare ta shfaqë publikisht edhe në rrjetin e vet social “Twitter”.
Vlen të ceket se ekipi Vitality, që përbëhet nga shqiptari Misutaaa dhe 4 bashkëlojtarë të tij, po konsiderohet si më i miri në botë.
Bashkë me trofeun e djeshëm dhe 60,000 mijë dollarë, ekipi ka fituar edhe vendin e garantuar në turneun IEM Global Challenge që mbahet në dhjetor dhe ekipet do të garojnë për një shumë prej mbi 500,000 dollarëve!