Fahri Jusufi nga Mitrovica është arrestuar në Serbi të dielën më 24 qershor, gjersa ishte duke udhëtuar.
Sipas te dhënave, nuk dihet motivi i arrestimit, porse udhëtimi ka qenë për çështje biznesore, transmeton KosovaPress.
Kjo nuk është hera e parë që Serbia vepron kështu. Vepra të tilla bëjnë që qytetarët nga Kosova të mos ndjehen të sigurt kur marrin rrugën për Serbi.
Ndryshe, ka edhe një rast tjetër që Prokuroria e Beogradit ka ngritur aktakuzë për një shtetas të Kosovës. /Telegrafi/