Lojërat Olimpike dimërore, Sochi 2014 po afrojnë me to edhe ethet e sportistëve pjesëmarrëse. Kosova nuk është anëtare e Komitetit olimpik ndërkombëtar dhe si e tillë nuk mund të dërgojë sportist pjesëmarrës në këtë shfaqje botërore të sportit.
Megjithatë, sikur është e pamundur të ketë diçka nga sporti ndërkombëtar, që shqiptarët e Kosovës të mos jenë pjesëmarrës në një formë apo tjetër.
I tillë është edhe rrëfimi ynë me personazh kryesor, Ilir Vokrrin, një ish-futbollist, trajner e adhurues i sportit.
Djaloshi me vendbanim në Londër është pjesë e shërbimit teknik të Olimpiadës dimërore. Ai në një bisedë për portalin Sporti1 ka sjellur detaje të eksperiencës së tij në ditët para fillimit të Olimpiadës.
“Shqiptar tjetër nuk kam takuar, çudi se na jemi gjithkah”, fillon rrëfimin e tij, Ilir Vokrri.
Siguria sipas tij është në plan të parë për të gjithë që janë të përfshirë në këtë aktivitet. “. Këtu jemi 4 orë para kohës tonë lokale. Organizimi është në nivel e lartë, ndërsa siguria është prioritet, gjërat shkojnë aq shumë sa që llogaritet se ka një policë për një turist prezent, prezenca është e madhe e masave të sigurisë”.
Lojërat e 22-ta Olimpike dimërore në Sochi do të mbledhin mbi 2500 sportist nga 88 vende që do të garojnë në 15 disiplina sportive.
Vet Vokrri është në pjesën e delegacioni të Zvicrës, i cili është ndër delegacionet me më së shumti pjesëmarrës. “Unë jam pjesën e ekipit të Zvicrës apo si e quajnë Swiss House. Aty vijnë sportistët me u relaksua dhe për të ngrënë, por nuk qëndrojnë shumë sepse mali olimpik është 64 kilometra ma larg. Ne jemi në pjesën e Adler City që është në bregun e detit të zi”.
“Simon Aman, dy herë kampioni olimpik i kërcime me ski është njëri ndër ata që e takuam. Është interesante se parkun Olimpik, në Adler i gjithë kompleksi do të shndërrohet në shteg të garave për Formula 1, i cili është i përfunduar. Ndërsa i gjithë vendi ka qenë moçal, por me investime është shndërruar”, tha Vokrri. /Sporti1/Telegrafi/